BE dhe SHBA e bojkotojnë, Nikoliqi shkon te Putini

Tomisllav Nikoliqi e ka pranuar ftesën e Vlladimir Putinit që më 9 maj të marrë pjesë në paradën ushtarake, të cilën do ta bojkotojnë liderët më me rëndësi të BE-së dhe Barack Obama.

Lajme

19/03/2015 21:28

Presidenti serb ka marrë ftesën në tetor të vitit 2014, kur Putini pati vizituar Beogradin.

Edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Llavrov konfirmoi se pos Nikoliqit, në paradën e Moskës është ftuar dhe do të vijë edhe kreu i entitetit serb në BeH, Millorad Dodik, duke shuar se në paradën e Moskës më 9 maj do të marrin pjesë gjithsej 26 liderë të shtetërorë.

Liderët e vendeve të BE-së, Merkel, Holande, Cameron e të tjerë si dhe presidenti amerikan Obama kanë vendosur ta bojkotojnë këtë paradë në shenjë proteste për arsye të invadimit dhe okupimit rus të Krimesë dhe përkrahjes ushtarake ruse në lindje të Ukrainës.

Nga ana tjetër, në |Moskë do të shkojnë shefat e disa vendeve anëtare të BE-së, të cilët personalisht mbështesin Rusinë, si presidenti i Sllovakisë dhe kryeministri i Greqisë, por edhe udhëheqësit e Kinës, Afrikës së Jugut dhje Indisë, si dhe Kim Jong-un, diktatori i Koresë Veriore, për të cilin kjo do të jetë vizita e parë jashtë shtetit.