BE dhe NATO urojnë votimin në Maqedoni
Komisioneri për Zgjerimit e BE-së, Johannes Hahn, postoi një mesazh në Twitter pas votimit të nismës për ndryshimet kushtetuese.
Lajme
Han dhe Stoltengerg përshëndetën miratimin me 80 vota të ndryshimeve kushtetuese.
Han thotë se kjo është një ditë e madhe për qytetarët e vendit.
“Një ditë e madhe për demokracinë në Shkup. Unë i uroj të gjithë ata që vendosën të ecin drejtë rrugës së BE-së. Pres që të respektohet vendimi i lirë i të gjithë deputetëve, veçanërisht i atyre që kaluan rreshtin sonte. Kemi nevojë për qëndrime të burrave të shtetit, jo lojëra partiake”, shkroi Han, përcjell “Tch”.
Edhe kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg postoi një mesazh në Twitter, duke përshëndetur votimin.
“I takon qeverisë dhe udhëheqësve politikë të përfundojnë procedurat për marrëveshjen e emrit dhe të shfrytëzojnë këtë moment historik për teë anëtarësuar vendin në NATO”, shkruan Stoltenberg.