BE akoma nuk i është përgjigjur Prokurorisë së Shkupit

Bashkimi Evropian akoma nuk i është përgjigjur kërkesës së Prokurorisë së Maqedonisë për dërgimin e ekspertëve evropianë.

Lajme

16/03/2015 23:46

Siç mësohet nga burime të Prokurorisë në Shkup, BE-ja akoma nuk ka dhënë ndonjë përgjigje apo koment lidhur me kërkesën e Prokurorisë Publike të Maqedonisë për dërgimin e ekspertëve për çështje juridike.

Prokuroria Publike e Maqedonisë, përmes një letre, ka kërkuar nga BE-ja dërgimin e ekspertëve ndërkombëtarë për t`u përfshirë në procesin e hetimeve për rastin “Puç” dhe përgjimet e publikuara nga ana e opozitës.

Prokuroria ka bërë të ditur se është në pritje të përgjigjes nga Brukseli dhe se jozyrtarisht mësohet se ekspertët evropianë do të kenë qasje në dëshmitë dhe materialet e tjera të sigurisë së lartë. (INA)