BE, 12 milionë euro për projekte ndërkufitare Maqedoni-Shqipërisë

Bashkimi Evropian do të japë 11.9 milionë euro për programin e ri ndërkufitar IPA midis Maqedonisë dhe Shqipërisë (2014-2020), prej të cilave 10.71 milionë janë paraparë për fituesit e granteve që do të parashtrojnë propozime projektuese.

Lajme

15/04/2015 21:56

Programi i ri IPA për bashkëpunim ndërkufitar midis Maqedonisë dhe Shqipërisë u promovua sot në Strugë, në prani të përfaqësuesve të qeverive të dy shteteve. Qëllimi i programit është të stimulohet zhvillim më i balancuar, inkluziv dhe i qëndrueshëm socio-ekonomik i rajonit ndërkufitar.

Programi fokusohet në tri prioritete: stimulimi i turizmit dhe trashëgimisë kulturore e natyrore, përmirësimin e konkurrencës, ekonomisë, tregtisë dhe investimeve, si dhe mbrojtja e mjedisit, zhvillimit të aftësimit të ndryshimeve klimaterike dhe migrimit, mbrojtjes dhe ballafaqimit me rrezikun.

Programi i ri është vazhdim i atij paraprak, për periudhën nga viti 2007 deri në vitin 2013. Gjatë periudhës së re programore, më shumë angazhime do të jepen në përforcimin e kapaciteteve, krijimin e rrjetëzimeve më të fuqishme dhe të qëndrueshme dhe partneriteteve, duke e përfshirë edhe bashkëpunimin me programet e tjera potenciale.(INA)