BDI pa vendim për Car Dushanin

Edhe përkundër paralajmërimeve BDI nuk ka bërë të ditur për asnjë vendim lidhur me përmendoren e Car Dushanit, që ka nxitur reagime dhe debate në Maqedoni.

Lajme

11/12/2013 13:37

Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) mbrëmë edhe përkundër paralajmërimeve nuk ka bërë të ditur për asnjë vendim lidhur me përmendoren e Car Dushanit, që ka nxitur reagime dhe debate në Maqedoni.

Por pas këtij takimi disaorësh është informuar se në qendër të debatit ka qenë kongresi partiak që është caktuar për në qershor të vitit 2014 dhe zgjedhjet brenda degëve partiake.

Kryesia siç thuhet inkurajoi Këshillin organizativ të vazhdojë me këtë dinamik dhe praktikë pozitive deri në përfundimin e plotë të procesit zgjedhor, ndërsa përcaktoi përvjetorin e themelimit të BDI-se, datën 5 Qershor 2014 si datë e mbajtjes së Kongresit të tretë të Bashkimit Demokratik për Integrim. Gjithashtu, në bazë të statutit përcaktoi sekretarin gjeneral Abdulaqim Ademi si kryetar i Këshillit organizativ për organizimin e Kongresit të trete.

Në këtë mbledhje u bë një analizë të përfaqësimit të drejtë nëper institucione dhe kompani dhe kërkoi nga strukturat kompetente të vazhdojnë me kontrollin, mbykqyrjen dhe angazhimin e institucioneve shtetërore ne rritjen e përfaqësimit por edhe nxitjen e kontaktit me kompani te mëdha private që po investojnë në vend që të kenë parasysh përfaqsimin e drejt të qytetarëve gjatë zhvillimit të punës së tyre.

 

(INA)