BDI nisi përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të prillit 2016

Bashkimi Demokratik për Integrim organizoi sot në Shkup një takim promovues me pjesëmarrjen e mbi 1.000 anëtarëve të Shtabit qendror dhe shtabeve komunale zgjedhore. Kjo strukturë masive është formuar rishtazi për të përgatitur fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të prillit 2016, thuhet në komunikatën e partisë qeverisëse shqiptare në Maqedoni.

Lajme

18/10/2015 17:32

Takimin e hapi kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, duke dorëzuar në mënyrë solemne vendimin për mandatimin e Bekim Nezirit si shef i Shtabit qendror si dhe listën me gjashtë parimet që do të karakterizojnë fushatën e ardhshme të strukturave partiake.

Neziri mbajti një fjalim për të prezantuar objektivat e fushatës dhe gjashtë parimet e porositura prej kryetarit Ahmeti.

Ai u shpreh i bindur se duke punuar me përkushtim, entuziazëm e të bashkuar Bashkimi Demokratik për Integrim do të ecte me hapa të sigurtë drejt fitores së radhës, thuhet në komunikatën e BDI-së.