BBC sulmon Barcelonën

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka vendosur të sulmojë Barcelonën në El Clasico me treshen kryesore: Cristiano Ronaldo, Gareth Bale e Karim Benzema.

Sport

18/03/2015 14:24

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka vendosur të mos bëjë ndryshime në repartin sulmues të ekipit, për duelin me Barcelonën në Camp Nou, të dielën.

Strategu italian thuhej se kishte konsideruar mundësinë e modifikimit në sulm pas krizës që kaloi Gareth Bale me një periudhë të gjatë pa gol.

Por, pas dy shënimeve të uellsianit në fitoren 2:0 ndaj Levantes në fundjavën e shkuar, Ancelotti është bindur se Bale e meriton të jetë titullar.

Andaj, të ashtuquajturit BBC, Bale, Benzema e Cristiano do ta sulmojnë Barcelonën në El Clasico.