BBC: Shqipëria fitoi kundër Rumanisë, pas 68 vjetësh

Gjiganti mediatik BBC Sport, raportoi menjëherë për fitoren e Shqipërisë në futboll, përballë Rumanisë.

Sport

19/06/2016 23:33

BBC raporton se Shqipëria regjistroi fitoren e parë në këtë ngjarje të madhe sportive duke i dhënë shpresë për të kaluar fazën e parë, transmeton lajmi.net.

Televizioni britanik raporton se trajneri Giovanni De Biasi përfundoi ndeshjet në Grupin A me tri pikë, duke bërë që tash të presë rezultatet e takimeve të tjera në grupe për të parë nëse mund të rezervojë një vend si më e mira në pozitën  e tretë.

_90028243_groupa

BBC deklaron se Armando Sadiku, lojtar i FC Zurich  shënoi golin e parë në portën e portierit rumun, Ciprian Tatarusanu, transmeton lajmi.net.

Televizioni britanik bën një përmbledhje të shkurtër të rrugëtimit të Shqipërisë në kuadër të Grupit A. Duke raportuar se humbi kundër Zvicrës dhe Francës.

Por kjo fitore e sotme e Shqipërisë kundër Rumanisë është e para që nga viti 1948./lajmi.net

_90028922_sadikutouchmap