BBC: Pse zgjedhjet franceze janë kaq të rëndësishme për të ardhmen e Evropës?

Votuesit francezë kanë hedhur poshtë dy partitë e mëdha politike që kanë qeverisur për dekada të tëra vendin dhe tani janë në udhëkryq për  zgjedhjen e presidentit.

Bota

06/05/2017 19:05

 

A do të parapëlqejnë ata një liberal pro evropian, që nuk është zgjedhur kurrë më parë, apo do shkojnë me një sfiduese të estabilishmentit që është zotuar se do të luftojë globalizimin dhe do të ndryshojë marrëdhëniet e Francës me BE?

Pas votimit të Brexit-it në Britaninë e Madhe dhe zgjedhjes së Presidentit amerikan, Donald Trump, Franca është vendi më i fundit që do të përballet me këtë goditje politike.

Çfarë të reje ‘sjellin’ këto zgjedhje?

Socialistët dhe e djathta  kanë drejtuar Francën që nga viti 1950, por modeli i vjetër është shkatërruar tashmë.

Një parti aspak popullore në pushtet dhe një kandidat republikan, i vënë përballë hetimeve gjyqësore, kanë hapur rrugën për një president që nuk është zgjedhur asnjëherë në Asamblenë Kombëtare Franceze.

Çfarë rrezikohet?

Votuesit do të marrin një vendim për të ardhmen e Francës,  vendin që është edhe zemra e Bashkimit Evropian.

Nëse ata zgjedhin Emmanuel Macron, ata do të mbështesin një kandidat që kërkon reformimin e BE-së, si dhe një integrim më të thellë evropian, një buxhet eurozone dhe  ministra finance posacërisht për eurozonën.

Mirëpo nëse francezët zgjedhin Marine Le Pen, do të ndodhë e kundërta. Ajo dëshiron që një Evropë të ndarë në kombeve dhe jo një Bashkim Evropian.

“Unë i jap vetes gjashtë muaj për të negociuar me BE-në rikthimin e sovranitetit. Më pas do të jenë francezët ata që vendosin”, ka shkruar ajo në Twitter.

Një sondazh në mars sugjeronte që shtatë nga 10 votuesit francezë kundërshtonin daljen e Francës nga BE, por Emmanuel Macron ishte i vetmi kandidat që konkurronte me një platformë pro-Bashkimit Evropian në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Kush do të fitojë?

Të gjitha sondazhet e opinionit sugjerojnë se Macron po shkon drejt një fitoreje të madhe, dhe se do të marrë rreth 60 përqind të votave në raundin e dytë, ndonëse pikët e tij të avantazhit kanë pasur rënie ditët e fundit para votimit.

Ai fitoi një herë, a mund ta bëjë përsëri?

Macron mundi Marine Le Pen në raundin e parë dhe pak komentuesit nuk besojnë se ajo do të arrijë të përmbysë rezultatin më 7 maj.

Shpresa e saj më e madhe mund të jetë që një numër i madh votuesit të mos dalin të votimit të dielën.

Një ditë pas arritjes së raundit të dytë, zonja Le Pen dha dorëheqjen si udhëheqëse e Frontit Kombëtar, parti që e ka udhëhequr që nga viti 2011, për t’u përqendruar në garën presidenciale.

A ka Marine Le Pen një shans?

A do të mundet një president i ri të shënojë fundin e politikës së vjetër? Ndoshta jo. Sepse Emmanuel Macron nuk ka deputetë, dhe Marine Le Pen ka vetëm dy.

Pra, për të pasur pushtet dhe për realizuar të gjitha propozimet, presidenti i ardhshëm do të ketë nevojë që partia e tij të dalë sa më mirë në zgjedhjet legjislative më 11 dhe 18 qershor.

Macron mezi arriti suksesin e parë, edhe pse ka njoftuar për një shumicë në Kuvendin e Ri, i përbërë nga “fytyra dhe talentet e reja”. Gjysma e kandidatëve të tij do të jenë femra por problemi i tij do të jetë që asnjë nuk do të jetë emër i njohur.

Pra, po afrohet një hije bashkëjetese, në të cilën parlamenti është nën kontrollin e një partie tjetër. Kjo ngre perspektivën e qeverisjes me ndihmën e politikanëve të partive të tjera.

Cilat janë çështjet kyçe të betejës zgjedhore?

Një nga çështjet kryesore me të cilat ballafaqohen votuesit francezë është papunësia, e cila ka arritur pothuajse në 10% dhe është më e larta në mesin e 28 shteteve anëtare të BE-së. Një në katër të rinj është i papunë.

Ekonomia franceze ka bërë një rimëkëmbje të ngadaltë nga kriza financiare e vitit 2008 dhe të gjithë kandidatët kryesorë thonë se nevojiten ndryshime të thella.

Sfidat ekonomike me të cilat përballët presidentin i ardhshëm

Marine Le Pen dëshiron që mosha e pensionit të ulet në moshën 60 vjeç dhe të “rinacionalizohet borxhi francez”, i cili, sipas saj, se mbahet kryesisht nga të huajt.

Emmanuel Macron, nga ana tjetër, dëshiron të shkurtojë 120,000 vende pune në sektorin publik, të reduktojë shpenzimet publike me 60 miliardë dollarë dhe të ulë papunësinë nën 7%.

Siguria në Francë

Zgjedhjet po mbahen nën gjendjen e jashtëzakonshme dhe raundi i parë u zhvillua tri ditë pasi një polic u qëllua për vdekje në Champs Elysees,  në zemër të Parisit.

Më shumë se 230 persona  kanë vdekur në sulme terroriste që nga janari i vitit 2015 dhe zyrtarët kanë frikë se qindra myslimanë francezë që udhëtuan për në Siri dhe Irak mund të kthehen për të kryer krime të reja.

Dhjetëra njerëz u vranë në sulmin me kamion në Nisë, Ditën e Bastijës,  në vitin 2016

Ish-udhëheqësi i FN-së dëshiron të pezullojë marrëveshjen e kufijve të hapur të Bashkimit Evropian mbi kufijtë e Francës dhe të dëbojnë të huajt që janë në “listat e zeza”të shërbimeve të inteligjencës. /BBC – Përshtati SYRI.net/