BBC ka diçka speciale për Trepçën ’89 (FOTO)

Kosova më në fund do të ketë përfaqësuesen e saj në raundin parakualifikues të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.

Sport

17/05/2017 19:15

“Trepça ’89 do të bëhet muajin e ardhshëm klubi i parë kosovar që do të konkurrojë në Europë, kur ata të luajnë në kualifikueset e Championsit”, shkruhet në median prestigjioze britanike, BBC.

Skuadra, nga shteti më i ri shqipfolës i Ballkanit, do të impenjohet në kompeticionin kontinental më 27 ose 28 qershor.

Trepça 89 është një prej 4 klubeve nga Superliga e Kosovës, që ka arritur të kalojë “sitën” e vështirë të kritereve të licencimit nga UEFA. Kosova hyri në FIFA dhe UEFA në vitin 2016, por as kampionëve të Ferronikelit, dhe as fituesve të Kupës, Prishtinës, nuk iu garantua pjesëmarrja në Europë vitin e kaluar.

Tre prej ekipeve që mund të përballen me Trepçën në Champions janë kampionët e Uellsit, The New Saints, ekipi Linfield nga Irlanda e Veriut, apo modestët e Vikingur, që fituan titullin në Ishujt Faroe.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6