Bayerni dëshpëron Ramiz Lladrovcin

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përcjellur sonte ndeshjen mes Bayern dhe Real Madrid porse duket që nuk është ndarë mjaft i kënaqur.

Sport

25/04/2018 23:43

Kjo pasi në një status të publikuar, Lladrovci bëri me dije që është një tifoz i Bayern për t’i plotësuar dëshirën djalit të tij Lapidarit, por që fati kësaj radhe nuk ishte në anën e tyre, njofton Klan Kosova.

I shoqëruar po ashtu edhe nga Kryetari i komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, ai madje ka ironizuar se nuk e pëlqejnë balotazhin duke iu referuar rezultatit përfundimtar me dëshirën që Bayern të fitojë.

”Po përcjelli atmosferën e mrekullueshme në Allianz Arena, së bashku me miqtë e mi, Bekimin, Qëndrimin, Ilirin dhe Enisin. Kjo atmosferë është shumë e rrallë, sepse zhvillohet në një ndër stadiumet më të bukur në botë.

Sa për lojën nuk po flasim, finale para finales, duke ditur edhe lojën që do të ofroj Bayerni, pres të mbesim të kënaqur. Sonte, për hir të Lapidarit, jam me Bayernin.

Neve nuk na pëlqen balotazhi! Dihet!!!”

Gjiganti spanjoll ka arritur që edhe një herë tjetër ta mposhtë skuadrën e madhe gjermane, duke siguruar epërsi solide për ndeshjen e kthimit në Santiago Bernabeu.
Real Madrid mposhti Bayern Munich me rezultat 2-1, në përballjen e parë gjysmëfinale të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve, njofton Klan Kosova.