Bayernit nuk ia do pa Alcantaran

Rezultatet e zbehta të Bayern Munichut filluan nga dita kur mesfushori Thiago Alcantara pësoi një lëndim, në barazimin me Hoffenheimin në Bundesligë. Gjiganti bavarez ka bilanc të shkëlqyeshëm me të, por të dobët në mungesë të tij.

Sport

01/05/2014 11:13

Pas humbjes së rëndë 4:0 nga Real Madrid është folur shumë (e vazhdon të flitet) për idetë taktike të Pep Guardiolës dhe mënyrën si Carlo Ancelotti arriti ta ndëshkonte atë.

Duke ia hedhur një shikim kalendarit sezonal të Bayernit, shfaqet një statistikë interesante: pikënisja e rezultateve negative erdhi më 29 mars, në ditën e barazimit 3:3 me Hoffenheimin në Bundesligë.

Kjo ishte ndeshja e parë pas festës së triumfit në Bundesligë, por edhe ndeshja në të cilën u lëndua mesfushori Thiago Alcantara, i transferuar në Barcelonë në fillim të sezonit, me kërkesë të ish trajnerit të tij nga Barcelona, Guardiola.

Statistikat janë të qarta: më 2014, Alcantara ka zhvilluar 14 ndeshje me Bayernin, të cilat skuadra i mbylli me bilanc prej 12 fitoresh dhe dy barazimeve.

Pas lëndimit më 29 mars, Bayern ka filluar të qalojë, duke shënuar katër fitore, një barazim dhe katër humbje në nëntë ndeshje.