Bayerni “tronditet” para ndeshjes me Real Madridin

Nëse Real Madrid planifikon të fitojë për të tretën herë më radhë Ligën e Kampionëve, duhet që fillimisht të eliminojë Bayern Munich në gjysmëfinale.

Sport

15/04/2018 13:44

Kjo përballje mund të duket më e lehtë në letër, kur kuptohet se sot në stërvitje te Bayern Munich është lënduar Arturo Vidal.

Kiliani ka lënë stërvitje me barelë, duke pësuar një lëndim në gju.

Pikërisht ky lëndim ka bërë që Vidal të mos mund të paraqitet në ndeshjet e fundit.

Shumë shpejtë Bayern Munich pritet të njoftojë për shkallën e lëndimit të Vidal./Lajmi.net/