Bayerni synon rekordin

Nëse Bayern Munich i shmanget humbjes ndaj Bayer Leverkusenit në Allianz Arena, do të shënojë ndeshjen e 50’të të njëpasnjëshme pa u mposhtur në Bundesligë, seri pozitive që vlen nga tetori i vitit 2012. Gjiganti bavarez ka kaluar 49 ballafaqime pa u mposhtur, duke barazuar rekordin e Arsenalit dhe tani ka rastin që ta thyejë…

Sport

14/03/2014 19:30

Nëse Bayern Munich i shmanget humbjes ndaj Bayer Leverkusenit në Allianz Arena, do të shënojë ndeshjen e 50’të të njëpasnjëshme pa u mposhtur në Bundesligë, seri pozitive që vlen nga tetori i vitit 2012.

Gjiganti bavarez ka kaluar 49 ballafaqime pa u mposhtur, duke barazuar rekordin e Arsenalit dhe tani ka rastin që ta thyejë atë, vetëm katër ditë pasi eliminoi gjigantin londinez nga 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Pep Guardiolës ka humbur vetëm katër pikë në Bundesligë deri më tani gjatë këtij sezoni, duke barazuar me Leverkusenin dhe Freiburgun.

Fitorja 6:1 ndaj Wolfsburgut në fundjavën e shkuar ishte fitorja e 16’të e njëpasnjëshme në Kampionatin gjerman, rekord.

Nëse vazhdojnë me këtë trend, epërsia prej 20 pikësh do të ruhet ose rritet, ndërsa Bayern mund të shpallet kampion më 25 mars, duke mposhtur një tjetër rekord në këtë aspekt që aktualisht qëndron më 6 prill.

Sukses, Leverkusen.