Bayerni superior ndaj Arsenalit

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola festoi kualifikimin e skuadrës së tij në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas barazimit 1:1 në duelin e kthimit me Arsenalin në Allianz Arena. Por, gjiganti bavarez kaloi tutje falë fitores 2:0 në ndeshjen e parë në Emirates Stadium. “Në ndeshjen e parë kemi arritur të ndërtojmë një avantazh…

Sport

11/03/2014 23:05

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola festoi kualifikimin e skuadrës së tij në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas barazimit 1:1 në duelin e kthimit me Arsenalin në Allianz Arena.

Por, gjiganti bavarez kaloi tutje falë fitores 2:0 në ndeshjen e parë në Emirates Stadium.

“Në ndeshjen e parë kemi arritur të ndërtojmë një avantazh të mirë prej 2:0, në duelin e kthimit jemi munduar të minimizojmë gabimet duke mos i lejuar Arsenalit të na sulmojë”, deklaroi ai.

“Mendoj se ata janë paraqitur më mirë se ne në 8 minutat e para të ballafaqimit në Emirates, kurse ne kemi qenë superior në vazhdim”.

“Në pjesën e parë ata nuk kishin raste, janë mbrojtur me shumë futbollistë dhe ne e kontrolluam situatën. Gjithçka shkoi mirë, në përjashtim të golit të pranuar”.