Bayerni s’ka nevojë për portier

Titulli i këtij artikulli mund t’ua zgjojë kureshtjen e ndoshta edhe mund të mendoni se bëhet fjalë për ndonjë gabim. Por, jo. Është pikërisht ashtu siç e keni lexuar. Bayern Munich nuk ka nevojë për portier, për të mos pësuar humbje në një ballafaqim. Si është e mundur kjo? Ua shpjegojmë tani. Në gjashtë ndeshjet…

Sport

11/03/2014 16:58

Titulli i këtij artikulli mund t’ua zgjojë kureshtjen e ndoshta edhe mund të mendoni se bëhet fjalë për ndonjë gabim. Por, jo. Është pikërisht ashtu siç e keni lexuar.

Bayern Munich nuk ka nevojë për portier, për të mos pësuar humbje në një ballafaqim. Si është e mundur kjo? Ua shpjegojmë tani.

Në gjashtë ndeshjet e fundit, skuadra e trajnerit Pep Guardiola ka pësuar 14 goditje, dy në portë. Edhe pa portier nuk do të pësonte humbje, ose barazim. Flasin statistikat.

Fitorja 6:1 në udhëtim te Wolfsburg në fundjavë ishte fitorja e 16’të e njëpasnjëshme e Bayernit që tashmë e ka titullin në duar, dhe disa muaj të tjerë para vetes për të luftuar për objektiva të tjera të rëndësishme.

Ekipi ka përmirësuar pikët në renditje (68 në 24 ndeshje, mesatarisht 2.83), golat e shënuar (72), posedimin e topit, e kështu me radhë. Por, statistika më interesante është kjo.

Në gjashtë ndeshjet e fundit në Bundesligë, Bayerni do t’i shmangej disfatës edhe nëse do të luante pa portier. Janë vetëm dy, pritjet e bëra nga Manuel Neuer, në periudhën gjatë së cilës skuadra ka shënuar 26 gola.

Në gjashtë duele ‘pa portier’, nëse llogarisim nga një dol të pranuar në dy rastet kur Neuer u desh të intervenonte, Bayern do të shënonte katër fitore dhe dy barazime. Andaj, portieri…ndoshta edhe nuk i nevojitet.