Bayerni siguron kualifikimin, CSKA shokon Cityn (Video)

Me fitoren e arritur në Allianz Arena kundër Romës, Bayerni ka arritur të sigurojë kualifikimin për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Sport

05/11/2014 22:41

Bayerni e mposhti Romën me rezultat solid prej 2-0, dhe kështu u kualifikua për në fazën tjetër. Manchester City ka pësuar humbje tronditëse në shtëpi kundër CSKA-së me rezultat 1-2.

Ribery në minutën e 38’ shënoi golin e parë për skuadrën e tij në këtë takim, para se në minutën e 64’ Mario Gotze të shënojë për të dyfishuar epërsinë.

Pas këtyre ndeshjeve, Bayerni ka 12 pikë, Roma dhe CSKA nga katër pikë, teksa Manchester City është në fundin e tabelës me dy pikë.

Video