Bayerni shkatërron Schalken

Ngjashëm si Real Madrid në mesjavë, Bayern Munich ia shkaktoi një tjetër disfatë të thellë Schalkes, duke e mposhtur me rezultat 5:1, në kuadër të xhiros së 23’të në Bundesligë. Gjiganti bavarez bëri atë që bëri Reali, duke mposhtur Schalken 6:1 në duelin e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. Por, ekipi…

Sport

01/03/2014 19:21

Ngjashëm si Real Madrid në mesjavë, Bayern Munich ia shkaktoi një tjetër disfatë të thellë Schalkes, duke e mposhtur me rezultat 5:1, në kuadër të xhiros së 23’të në Bundesligë.

Gjiganti bavarez bëri atë që bëri Reali, duke mposhtur Schalken 6:1 në duelin e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Por, ekipi i Pep Guardiolës shënoi një gol më pak. Pak ka rëndësi. David Alaba i kaloi vendasit në epërsi herët në minutën e tretë, kurse Arjen Robben e dyfishoi avantazhin e Bayernit me golin e tij në minutën e 15’të.

Mario Mandzukic u shkrua në listën e golashënuesve, kurse Robben e shtoi golin e tij të dytë, pas më pak se gjysmë ore lojë, duke vulosur kapitullimin e mysafirëve.

Pas intervalit, Rafinha realizoi autogol, ndërsa Robben e kompletoi het-trikun duke konkretizuar një penallti, 13 minuta para fundit, për fitoren e thellë të Bayernit që i dërgoi ata në avantazh prej 20 pikësh ndaj Borussia Dortmundit, në krye të Bundesligës.