Bayerni s’fiton asgjë, duke luajtur kështu

Matthias Sammer ka frikë se Bayern Munichu nuk do ta fitojë asnjë titull në fund të sezonit, nëse vazhdon të luajë si në ndeshjet e fundit. Drejtori sportiv i gjigantit bavarez ka kërkuar nga ekipi që të kthehet me paraqitjet që i bëri para se ta fitonte Bundesligën.

Sport

18/04/2014 00:22

Matthias Sammer, drejtor sportiv i Bayern Munichut, e ka kritikuar ashpër lojën e shfaqur nga gjiganti bavarez, prara fitores 5:1 ndaj Kaiserslauternit në DFB Pokal, ku Xherdan Shaqiri me shokë shkuan në finale të Kupës.

Paraprakisht, ekipi i Pep Guardiolës i humbi dy ndeshje rresht në Bundesligë, nga Augsburgu dhe Borussia Dortmundi.

“Jemi të lumtur që shkuam në finale të Kupës, por nuk jemi të kënaqur me paraqitjet tona. Po bëjmë shumë gabime, nuk jemi të koncentruar dhe jemi mjaft të preokupuar për ndeshjen e Championsit kundër Real Madridit”, theksoi fillimisht Sammer për mediat gjermane.

“Duhet të jemi më agresivë në fushë. Nëse vazhdojmë të luajmë kështu dobët, vështirë se do të fitojmë tituj tjerë këtë vit. Nëse kthehemi në nivelet që ishim para se ta fitonim Bundesligën, atëherë mund t’i fitojmë të gjitha”, përfundoi ai.