Bayerni s’do të ishte i pamposhtur në Angli

Jens Lehmann insiston se Bayern Munich nuk do të ishte aq dominues në Premierligë, seç është në Bundeligë. ‘Die Roten’ janë të pandalshëm këtë edicion, duke u shkëputur ndaj konkurrentëve, ndërsa në mesjavë do të luajnë me Arsenalin në shtëpi, në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, pasi fituan…

Sport

09/03/2014 15:15

Jens Lehmann insiston se Bayern Munich nuk do të ishte aq dominues në Premierligë, seç është në Bundeligë.

‘Die Roten’ janë të pandalshëm këtë edicion, duke u shkëputur ndaj konkurrentëve, ndërsa në mesjavë do të luajnë me Arsenalin në shtëpi, në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, pasi fituan në Londër 2:0.

Sidoqoftë, ish portieri i Arsenalit e ka kritikuar mënyrën se si luan ekipi i Pep Guardiolës, për të cilin thotë se në kampionatin anglez gjithsesi do të pësonte humbje.

“Më duhet të them se sfidat me të cilat po përballet Bayerni në Bundesligë, nuk janë dhe aq të vështira. Kundërshtarët nuk dinë të luajnë kundër tyre. Aq që po mundohen ta gjejnë mënyrën të provojnë”, deklaroi 44 vjeçari për tabloidin britanik, The Guardian.

“Për shembull, Schalke ishte në disavantazh prej 4:0 pas vetëm 30 minutash. Do të doja që një ekip të shënojë në minutën e 80’të ndaj Bayernit, duke shkuar në 1:0. Më pas do të doja ta shihja reagimin e Bavarezëve. Por, deri tash askush nuk e ka bërë këtë avantazh”, shtoi ai.

“Bayerni sigurisht nuk do të ishte i pamposhtur në futbollin anglez. Premierliga në aspektin e kualitetit është më lartë, edhe pse nuk është në krye më”.

“Duke e shikuar Bayernin është paksa e mërzitshme. Ata fillojnë të luajnë në mbrojtje, ndërsa më pas dalëngadalë shkojnë në sulm. Kjo nuk është qasje e lojës ofanzive. Ata shkojnë përpara dalëngadalë. Ata kanë lojtarë kualitativë, që e bëjnë diferencën”, përfundoi Lehmman.