Bayerni ‘sakaton’ Man Cityn

Bayern Munich dominoi Manchester Cityn duke e mposhtur si mysafir me rezultat 3-1 në duelin e Grupit D në Ligën e Kampionëve. Kampioni i Evropës shfaqi një paraqitje fantastike duke shkelur gjigantin anglez dhe mori pikë të plota falë golave nga Franck Ribery, Thomas Muller dhe Arjen Robben. Golin e ngushëllimit për vendasit e realizoi…

Sport

02/10/2013 21:45

Bayern Munich dominoi Manchester Cityn duke e mposhtur si mysafir me rezultat 3-1 në duelin e Grupit D në Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Evropës shfaqi një paraqitje fantastike duke shkelur gjigantin anglez dhe mori pikë të plota falë golave nga Franck Ribery, Thomas Muller dhe Arjen Robben. Golin e ngushëllimit për vendasit e realizoi Alvaro Negredo.

Në duelin tjetër të këtij grupi, CSKA Moska mposhti Viktoria Plzenin 3-2. Në Grupin A, Manchester United ishte në epërsi por në fund barazoi 1-1 në udhëtim te Shakhtar Donetsk, kurse Bayer Leverkusen fitoi 2-1 ndaj Real Sociedadit.

Dy gola nga Cristiano Ronaldo dhe dy të tjerë nga Angel Di Maria udhëhoqën Real Madridin drejt fitores 4-0 ndaj Copenhagenit, kurse dueli tjetër i Grupit B mes Juventusit dhe Galatasarayt ishte vërtetë dramatik dhe skuadrat u ndanë në barazim 2-2.

Në Grupin C, Olympiakos fitoi 3-0 në udhëtim te Anderlecht, rezultat i njëjtë si përfundoi edhe përballja tjetër, Paris Saint-Germain – Benfica, 3-0.