Bayerni prapë i falet Lewandowskit

Bayern Munich ka shënuar fitore shumë të vështirë në udhëtim ndaj Freiburgut, me rezultat 1:2, në ndeshjen e parë të fazës së dytë të Bundesligës.

Sport

20/01/2017 22:24

Heroi i Bayern Munich ishte sulmuesi Robert Lewandowski, që shënoi dy gola, madje të dytin në minutat shtesë.

Haberer në minutën e 4’-të kaloi vendasit në epërsi. Në minutën e 35’-të, Bayerni barazoi me anë të Lewandowskit.

Ishte pikërisht Lewandowski që shënoi edhe golin e fitores në minutën e 91-të.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6