Bayerni nuk refuzohet

Mesfushori i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri beson se asnjë futbollist nuk mund ta refuzojë mundësinë e transferimit në Allianz Arena, pas konfirmimit të marrëveshjes për angazhimin e Robert Lewandowskit nga rivali Borussia Dortmund. Ylli polak ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Bayernin dhe do të vjen si futbollist i lirë në fund të sezonit. Shaqiri është…

Sport

08/01/2014 14:10

Mesfushori i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri beson se asnjë futbollist nuk mund ta refuzojë mundësinë e transferimit në Allianz Arena, pas konfirmimit të marrëveshjes për angazhimin e Robert Lewandowskit nga rivali Borussia Dortmund.

Ylli polak ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Bayernin dhe do të vjen si futbollist i lirë në fund të sezonit. Shaqiri është i lumtur që do të bëhet bashkëlojtar me një futbollist të kalibrit të Lewandowskit.

“Mendoj se ardhja e Lewandowskit është lajm i mrekullueshëm për ne. Kualitetet e tij janë të pamohueshme. Ai do të na ndihmojë të fitojmë edhe më shumë tituj”, deklaroi mesfushori zviceran për TZ.

“Askush nuk mund ta refuzoj Bayernit, sidomos jo tani. Ne luajmë futboll të suksesshëm dhe kemi fituar shumë tituj, që na bënë edhe më atraktiv. Asnjë futbollist nuk mund të mendoj dy herë rreth kësaj”, shtoi Shaqiri, i cili konfirmoi dëshirën e ekipit për të fituar sërish sa më shumë tituj, njësoj si më 2013.

“Njësoj si vitin e kaluar, synimi ynë është të fitojmë sa më shumë këtë vit. Objektivi primar është Bundesliga dhe Kupa, pastaj shikojmë edhe Ligën e Kampionëve, gjithashtu”.