Bayerni nuk ndalet, e “dobëson” prapë Dortmundin

Vazhdon të rritet numri i skuadrave të interesuara për yllin e Borussia Dortmundit, Christian Pulisic.

Sport

24/02/2018 16:37

Amerikani 19 vjeçar që është pjesë e Dortmundit që nga sezoni 2015/2016, po kërkohet nga Chelsea prej kohësh.

Por, media kryesore gjermane, ‘Bild’, sot ka raportuar se në garë për Pulisic ka hyrë edhe Bayern Munich, për të konkurruar kampionët e Premierligës.

Pulisic mund të bëhet lehtë lojtari i radhës që lë Dortmundin për Bayernin, pas Gotze, Lewandowski dhe Hummels së fundi.

Por, Chelsea në anën tjetër shpreson të arrijë marrëveshjen me Dortmundin për 19 vjeçar, duke e përfshirë në ofertë edhe sulmuesin Batshuayi, që e ka nisur mirë aventurën në ‘Signal Iduna Park’./Lajmi.net/

YouTube player