Bayerni nuk kursehet, e shkatërron Dortmundin
Bayern Munich ka shkatërruar Borussia Dortmund në derbin e javës në elitën e futbollit gjerman.
Sport
Kampionët e Bundesligës nuk janë kursyer aspak ndaj rivalëve të Dortmundit, të cilët i mposhtën me rezultat të thellë 6:0.
Pesë nga gjashtë golat, Bayerni i shënoi në pjesën e parë.
Lewandowski me tri gola, Rodriguez, Muller dhe Ribery me nga një, shënuan në këtë fitore të thellë.
Pas kësaj fitore, Bayerni numëron 69 dhe është vetëm një fitore larg titullit të radhës në Gjermani./Lajmi.net/