Bayerni nuk është makinë

Manuel Neuer ka thënë se futbollistët e Bayern Munichut janë njerëz e jo makina, pas fitores së tyre 2:0 ndaj Eintracht Braunschweig në Bundesligë të shtunën. Fitorja ishte e 18’ta e njëpasnjëshme për gjigantin bavarez, që erdhi pas dy golave nga Arjen Robben. Neuer ka theksuar se duhet të ulen parashikimet mbi ekipin e Pep…

Sport

01/12/2013 10:44

Manuel Neuer ka thënë se futbollistët e Bayern Munichut janë njerëz e jo makina, pas fitores së tyre 2:0 ndaj Eintracht Braunschweig në Bundesligë të shtunën.

Fitorja ishte e 18’ta e njëpasnjëshme për gjigantin bavarez, që erdhi pas dy golave nga Arjen Robben. Neuer ka theksuar se duhet të ulen parashikimet mbi ekipin e Pep Guardiolës.

“Ne jemi njerëz, dhe jo makina”, deklaroi Neuer për mediat gjermane.

Mysafirët patën disa raste për shënim në mënyrë që të rikthehen në lojë mirëpo dështuan t’i shfrytëzojnë ato dhe mesfushori i Bayernit, Toni Kroos ishte i lumtur që skuadra e tij mori pikët e plota pa pasur nevojë të luajnë në ritmin e tyre më të lartë.

“Nganjëherë është në rregull të bëni një paraqitje më të thjeshtë dhe të fitoni, nuk mund të shkëlqeni çdo javë”, u shpreh ai.