Bayerni në “flakë”: Kjo që ndodhi është e papranueshme

Bayern Munich ka lëshuar një tjetër hap fals në ndeshjen e luajtur dje kundër Fortuna Dusseldorf.

Sport

25/11/2018 09:06

Presidenti i skuadrës, së bashku me kapitenin ishin nga të shumtët që reaguan pas këtij barazimi të pafalshëm.

Oli Hoeness, presidenti i gjigantit bavarez është shprehur shumë i nervozuar pas kësaj ndeshje.

“Duhet të reflektojmë dhe të pyesim vetën pse luajtëm kështu. Duhet të punojmë gjatë këtyre ditëve që të gjejmë zgjidhjen e duhur. Çfarë ndodhi sot është e papranueshme. Si ka mundësi që të gjitha aksionet e kundërshtarit përfundojnë me gol? Golin e parë e kam parë vetëm në filma komedi” ka thënë presidenti, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu edhe Neuer është shprehur shumë i pakënaqur me rezultatin e arritur.

“Jemi të dëshpëruar me vetën tonë. Nuk mund t’i gjejë fjalët për të komentuar këtë. Nuk mund të na ndodh prapë, mirëpo duhet të pajtohemi me këtë. Ishte faji ynë” ka thënë gardiani gjerman.

Me këtë barazim të Bayern dhe me fitoren e Dortmund, distanca me lidershipin është rritur edhe më shumë. /Lajmi.net/