Bayerni në çerekfinale

Bayern Munich barazoi 1:1 me Arsenalin në Allianz Arena në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. Mirëpo, ky rezultat i mjaftoi gjigantit bavarez që të sigurojë kualifikimin për në çerekfinale falë fitores 2:0 në duelin e parë në Emirates Stadium. Skuadra e Pep Guardiolës dominoi në pjesën e parë ku…

Sport

11/03/2014 21:41

Bayern Munich barazoi 1:1 me Arsenalin në Allianz Arena në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, ky rezultat i mjaftoi gjigantit bavarez që të sigurojë kualifikimin për në çerekfinale falë fitores 2:0 në duelin e parë në Emirates Stadium.

Skuadra e Pep Guardiolës dominoi në pjesën e parë ku pati shtatë tentime në portën e Arsenalit por nuk e gjeti cakun.

Mirëpo, pas 55 minutash lojë, mesfushori Bastian Schweinsteiger kaloi Bayernin në epërsi dhe e vështirësoi edhe më tepër detyrën e Arsenalit për përmbysje të rezultatit.

Skuadra e menaxherit Arsene Wenger nuk u dorëzua dhe e barazoi rezultatin nëpërmjet sulmuesit Lukas Podolski, vetëm dy minuta më vonë.

Bayerni pati një penallti në minutën e parë të minutave shtesë por Lukasz Fabianski e priti goditjen nga Thomas Muller.

Mirëpo, londinezëve u nevojiteshin edhe dy gola të tjerë, të cilët nuk arritën të shënojnë dhe kështu u përshëndetën nga gara.

Kurse, Bayerni iu bashkua Atleticos si dy skuadrat e para që siguruan çerekfinalen.