Bayerni ndihmon refugjatët

Bayern Munich do t’i dhurojë një milionë euro dhe do të krijojë kampe stërvitore për refugjatët në Gjermani.

Sport

03/09/2015 17:46

Kampionët aktual të Bundesligës kanë deklaruar se e ndjejnë si përgjegjësi shoqërore për të vepruar përballë krizës së migrimit masiv me të cilën po përballet Europa.

Klubi planifikon të e ndërtojë një kamp stërvitor, i cili do të mundësojë sesione provuese futbolli për fëmijët refugjatë, kurse në gjuhën angleze si dhe ushqim.

Klubi gjithashtu do t’i dhurojë një milion euro, të cilat do të mblidhen përmes organizimit të një ndeshje bamirësie.

“Bayerni e sheh si përgjegjësi sociale të vetën për t’i ndihmuar refugjatët, fëmijët në nevojë, gratë dhe burrat, për t’i ndihmuar dhe shoqëruar ata në Gjermani”, ka thënë Karl-Heinz Rummenigge.