Bayerni ndëshkon Arsenalin

Bayern Munich fitoi 2:0 në udhëtim ndaj Arsenalit në duelin e tyrë të parë në kuadër të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve. Gjiganti bavarez mposhti vendasit, duke i ndëshkuar ata për lëshimet që i bënë në fillim të sfidës. Pas vetëm nëntë minutash lojë, Arsenali pati mundësi ideale të kalojë në epërsi. Mirëpo, Mesut…

Sport

19/02/2014 21:42

Bayern Munich fitoi 2:0 në udhëtim ndaj Arsenalit në duelin e tyrë të parë në kuadër të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Gjiganti bavarez mposhti vendasit, duke i ndëshkuar ata për lëshimet që i bënë në fillim të sfidës. Pas vetëm nëntë minutash lojë, Arsenali pati mundësi ideale të kalojë në epërsi.

Mirëpo, Mesut Ozil nuk shënoi nga penalltia pasi goditja e tij u ndal me lehtësi nga portieri Manuel Neuer.

Një njëmbëdhjetëmetërsh u akordua edhe për mysafirët në minutën e 40’të kur Arjen Robben u ndal nga portieri Wojciech Szczesny si futbollisti i fundit dhe u ndëshkua me direkt me karton të kuq nga gjyqtari Nicola Rizzoli.

Por, quditërisht nga pika e bardhë, David Alaba qëlloi shtyllën. Pjesa e parë u mbyll pa gola kurse ajo e dyta i takoi plotësisht Bavarezëve që shfrytëzuan maksimalisht avantazhin numerik.

Toni Kroos realizoi një gol të bukur pas 54 minutash lojë, kurse rezervisti Tomas Muller e dyfishoi avantazhin për Bayernin pas një goli me kokë në minutën e 88’të.