Bayerni mund të mposhtet

Manuel Neuer ka insistuar se Bayern Munich mund të mposhtet nga Schalke këtë fundjavë nëse nuk shfaqin një paraqitje mbreslënëse. Skuadra e Jens Kellerit u turpërua 6:1 nga Real Madrid në Veltins Arena në mesjavë, duke zgjuar humor në rrjetet sociale se mund të pësojnë dyshifror të golave në vizitën e tyre në Allianz Arena…

Sport

27/02/2014 23:44

Manuel Neuer ka insistuar se Bayern Munich mund të mposhtet nga Schalke këtë fundjavë nëse nuk shfaqin një paraqitje mbreslënëse.

Skuadra e Jens Kellerit u turpërua 6:1 nga Real Madrid në Veltins Arena në mesjavë, duke zgjuar humor në rrjetet sociale se mund të pësojnë dyshifror të golave në vizitën e tyre në Allianz Arena të shtunën.

Bayern ende nuk ka pësuar asnjë humbje në Bundesligë këtë sezon dhe i ka fituar të gjitha duelet si nikoqir.

Por, Neuer mendon se ish skuadra e tij ka sulmues që mund t’i shkaktojnë telashe ekipit të Pep Guardiolës.

“Ata nuk kanë futbollistë të qëndrojnë prapa dhe të mbrohen, fuqia e tyre qëndron në sulm”, deklaroi portieri i Bayernit.

“Klaas-Jan Huntelaar dhe Jefferson Farfan nuk kanë dëshirë të punojnë në mbrojtje, atyre u pëlqen të qëndrojnë përpara. E njëjta vlen edhe për Max Meyes dhe Julian Draxler. Ne e dimë se mund të mposhtemi, e dimë se është e vështirë nëse shpërqendrohemi”, u shpreh ai.