Bayerni me transferim të madh nga Interi – Lajmi.net
Bayerni me transferim të madh nga Interi
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSerie ASport 16:20, 10 October 2018
Interi mund të humbas një lojtar të rëndësishëm në afatin kalimtar të janarit.

Sipas ‘TuttoSport’, Bayern Munich është i interesuar të nënshkruajë me mbrojtësin Milan Skrinar.

Reprezentuesi sllovak i është bashkuar Interin sezonin e kaluar, dhe i ka mjaftuar një sezon për t’u bërë pikë kyçe në formacionin e trajnerit Luciano Spalletti.

Problemet në mbrojtjen e Bayernit këtë sezon, kanë shtyrë drejtuesit bavarez të mendojnë për afrimin e një lojtari cilësor, dhe Milan Skrinar përmbush pritëshmëritë e tyre.

Për të arritur te Skrinar, Bayern Munich duhet të fitojë garën ndaj Barcelonës dhe Manchester Cityt, që po ashtu kanë shfaqur interesim.

Skrinar është vetëm 23 vjeçar, dhe Interi kartonin e tij e vlerëson 80 milionë euro./Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO