Bayerni me dy kosovarë kundër Augsburgut

Në ndeshjet e Bayern Munichut zakonisht jemi mësuar të shohim në aksion Xherdan Shaqirin. Por, në duelin e sotëm kundër Augsburgut, formacioni bazë i gjigantit bavarez do të përbëhet nga dy futbollistë kosovarë. Përveç Shaqirit, trajneri Pep Guardiola nga minuta e parë ka inkuadruar edhe mbrojtësin e ri Ylli Sallahi, i cili paraqitet në krahun…

Sport

05/04/2014 13:50

Në ndeshjet e Bayern Munichut zakonisht jemi mësuar të shohim në aksion Xherdan Shaqirin. Por, në duelin e sotëm kundër Augsburgut, formacioni bazë i gjigantit bavarez do të përbëhet nga dy futbollistë kosovarë.

Përveç Shaqirit, trajneri Pep Guardiola nga minuta e parë ka inkuadruar edhe mbrojtësin e ri Ylli Sallahi, i cili paraqitet në krahun e majtë. 19-vjeçari Sallahi do të debutojë për Bayernin në Bundesligë, një arritje e jashtëzakonshme duke konsideruar moshën e tij të re.

Dhe, tani mbetet të shihet se si do të luajë në paraqitjen e tij të parë në Bundesligë, ku pa dyshim do të ketë ndihmën e Shaqirit.

Ylli Sallahi

Sallahi ka përfiruar nga vendimi i Guardiolës, i cili ka fituar titullin e kampionit dhe ka vendosur të angazhojë futbollistë të rinj duke i pushuar shumicën e yjeve për ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Unitedit.

Formacionet zyrtare: