Bayerni luan tenis me Wolfsburgun

Bayern Munich s’ka të ndalur në Bundesligë. Gjiganti bavarez vazhdon të shkel gjithçka para vetes dhe fitoi në udhëtim te Wolfsburg me rezultat të thellë 6:1. Edhe pse ishte në disavantazh pas golit nga Naldo në minutën e 17’të, Bayern u kundërpërgjigj furishëm duke barazuar rezultatin dhjetë minuta më vonë nëpërmjet të rikthyerit nga lëndimi…

Sport

08/03/2014 16:27

Bayern Munich s’ka të ndalur në Bundesligë. Gjiganti bavarez vazhdon të shkel gjithçka para vetes dhe fitoi në udhëtim te Wolfsburg me rezultat të thellë 6:1.

Edhe pse ishte në disavantazh pas golit nga Naldo në minutën e 17’të, Bayern u kundërpërgjigj furishëm duke barazuar rezultatin dhjetë minuta më vonë nëpërmjet të rikthyerit nga lëndimi Xherdan Shaqiri.

Pjesa e parë u mbyll në barazim, kurse pas intervalit në fushë luajti vetëm njëra skuadër. Thomas Muller e kaloi Bayernin në epërsi në minutën e 63’të, kurse vetëm tre minuta më vonë shënoi Mario Mandzukic.

Franck Ribery realizoi golin e katërt të Bayernit në minutën e 71’të, kurse Muller e shtoi të pestin në të 78’ën.

Rezultatin përfundimtar e vendosi Mandzukic, me golin e tij të dytë, dhjetë minuta para fundit.

Rezultatet

M’Gladbach – Augsburg 1:2

Hamburg – E.Frankfurt 1:1

Hannover – Leverkusen 1:1

Schalke – Hoffenheim 4:0

Struttgart – BraunSchweig 2:2

Wolfsburg – Bayern 1:6