Bayerni kërkon Reinan

Bayern Munich kërkon një portier si mbulesë për Manuel Neuerin. Sipas “Mundo Deportivo”, gjiganti bavarez ka shprehur interesim për transferimin e Pepe Reina nga Liverpool.

Sport

02/08/2014 20:45

Bayern Munich është në kërkim të një portieri të ri. Mos u habitni, nuk bëhet fjalë për një largim të titullarit të pazëvendësueshëm Manuel Neuer.

Gjiganti bavarez dëshiron të sjell një zëvendësim për yllin gjerman dhe tashmë duket se e ka identifikuar atë.

Sipas të përditshmes sportive katalane “Mundo Deportivo”, kampioni i Bundesligës është i interesuar për transferimin e portierit të Liverpoolit, Pepe Reina. Spanjolli është rikthyer në Anfield pas periudhës së huazimit në Napoli.

Ai nuk mbeti në San Paolo por nuk pritet as të qëndrojë në Liverpool ku Simon Mignolet është titullar. Njësoj do të ishte edhe në Bayern pas Neuerit, por më mirë të presim zhvillime të tjera.