Bayerni kërkon Messin

Bayern Munich është kampion në fuqi i Evropës, kampion i Gjermanisë, fitues i Kupës së Gjermanisë dhe Superkupës së Evropës. Të gjitha këto suksese në vitin e fundit. Sikur nuk mjaftojnë yjet që ka aktualisht në dispozicion, Franck Ribery, Arjen Robben, Bastian Schweinsteiger e shumë të tjerë, trajneri i Bayern Munichut, Pep Guarduiola është i…

Sport

25/10/2013 14:50

Bayern Munich është kampion në fuqi i Evropës, kampion i Gjermanisë, fitues i Kupës së Gjermanisë dhe Superkupës së Evropës. Të gjitha këto suksese në vitin e fundit.

Sikur nuk mjaftojnë yjet që ka aktualisht në dispozicion, Franck Ribery, Arjen Robben, Bastian Schweinsteiger e shumë të tjerë, trajneri i Bayern Munichut, Pep Guarduiola është i interesuar për ish futbollistin e tij, sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi.

Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i tregut të futbollistëve, Francois Gallardo i cili është i bindur se gjiganti bavarez ka në dispozicion paratë e mjaftueshme për blerjen e yllit argjentinas.

“Janë dy ose tre klube të interesuara për Messin dhe në mesin e tyre është edhe Bayern. Gjysmën e parave mund ta paguajë klubi kurse gjysmën tjetër sponsori Adidas”, deklaroi Gallardo.

Messi në kontratën e tij me Barcelonën e ka të përfshirë dëmshpërblimin me vlerë prej 250 milionë euro.