Bayerni i artë

Thomas Muller beson se asgjë s’mund ta ndalë një futbollist të Bayern Munichut të fitoj Topin e Artë 2013. Gjashtë anëtarë të gjigantit bavarez janë nominuar në listën e gjerë pas suksesit të trefishtë në edicionin e kaluar: Arjen Robben, Franck Ribery, Bastian Schweinsteiger, Philipp Lahm, Manuel Neuer dhe Muller. Ylli i Real Madridit, Cristiano…

Sport

28/11/2013 21:45

Thomas Muller beson se asgjë s’mund ta ndalë një futbollist të Bayern Munichut të fitoj Topin e Artë 2013.

Gjashtë anëtarë të gjigantit bavarez janë nominuar në listën e gjerë pas suksesit të trefishtë në edicionin e kaluar: Arjen Robben, Franck Ribery, Bastian Schweinsteiger, Philipp Lahm, Manuel Neuer dhe Muller.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka filluar të përmendet si favorit kryesor së fundmi, por Muller beson se suksesi i Bayernit nga edicioni i kaluar është arsye e mjaftueshme për kurorëzimin e një futbollisti të gjigantit gjerman.

“Nuk është e rastësishme që janë gjashtë nominime nga Bayern”, deklaroi 24-vjeçari për Fifa.com.

“Kjo nënkupton se ne jemi paraqitur me sukses dhe jemi shpërblyer në bazë të lojës sonë në vitin e fundit. Asgjë nuk qëndron në rrugën e një futbollisti të Bayernit për të fituar Topin e Artë”, u shpreh Muller.