Bayerni fiton në udhëtim, Leipzigu ia shkakton humbjen e parë Hoffenheimit

Bayern Munich ka shënuar fitore në udhëtim te Werder Bremen me rezultat 1:2, në kuadër të xhiros së 18-të të Bundesligës.

Sport

28/01/2017 17:23

Bavarezët kanë ruajtur vendin e parë në renditje, pas fitores 1:2 në shtëpinë e Werderit.

Arjen Robben në minutën e 30-të dhe David Alaba në minutën e 45-të, shënuan për Bayernin. Golin e vetëm për vendasit e shënoi Kruse në minutën e 53-të.

Hapin me Bayernin e ka mbajtur edhe Leipzig, që ka mposhtur 2:1 Hoffenheimin.

Për Hoffenheimin kjo ishte humbja e parë këtë edicion në Bundesligë, derisa mbante edhe primatin e skuadrës së vetme të pamposhtur në pesë ligat e forta evropiane.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6