Bayerni fiton edhe në Turqi, vulosë kualifikimin në çerekfinale

Gjermanët fituan me rezultat të pastër, 3:1.

Sport

14/03/2018 19:49

Bayern Munchen është skuadra e radhës që kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pas fitores në ndeshjen e parë 5:0 ndaj Besiktasit, Bayerni triumfoi edhe në Turqi.

Gjermanët fituan me rezultat të pastër, 3:1.

Golat për Bayernin i shënuan Alcantara, Gonul (ag) dhe Wagner, ndërsa për Besiktasin realizoi Love.

Kështu Bayerni konfirmohet si një ndër favoritët për të fituar trofeun në fund. /Lajmi.net/