Bayerni feston me flamurin shqiptar

Bayern Munich siguroi titullin e kampionit në Bundesligë pas fitores 3:1 ndaj Hertha Berlinit. Gjiganti bavarez e fitoi kurorën e 24-të në Gjermani, në kohë rekorde pas vetëm 27 xhirosh. Dhe, në festën pas triumfit ndaj skuadrës nga kryeqyteti, nuk mungoi as flamuri shqiptar, pa dyshim i shfaqur për nder të mesfushorit kosovar Xherdan Shaqiri,…

Sport

25/03/2014 23:25

Bayern Munich siguroi titullin e kampionit në Bundesligë pas fitores 3:1 ndaj Hertha Berlinit.

Gjiganti bavarez e fitoi kurorën e 24-të në Gjermani, në kohë rekorde pas vetëm 27 xhirosh.

Dhe, në festën pas triumfit ndaj skuadrës nga kryeqyteti, nuk mungoi as flamuri shqiptar, pa dyshim i shfaqur për nder të mesfushorit kosovar Xherdan Shaqiri, anëtar i Bayernit.

Fitorja ndaj Herthas ia siguroi edhe matematikisht titullin ekipit të Pep Guardiolës.

Pas përfundimit të ndeshjes, futbollistët dhe stafi teknik i Bayernit festuan tek sektori i tifozëve mysafir që kishin udhëtuar për t’i ndjekur, dhe në një fotografi të publikuar nga llogaria zyrtare e Bayernit në rrjetin social Twitter, shihet edhe një përkrahës teksa mban në duar flamurin shqiptar.