Bayerni e tepron, 7:0

Bayern Munich duket sikur nuk di se kur është mjaft. Gjiganti bavarez fitoi në udhëtim te Werder Bremen me rezultat – besoni apo jo – 7 me 0. Kampioni në fuqi i Bundesligës realizoi fitoren e 13’të pas 15 ndeshjesh duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme këtë edicion, ku nuk ka pësuar asnjë humbje. Assano Lukymya-Mulongoti…

Sport

07/12/2013 16:29

Bayern Munich duket sikur nuk di se kur është mjaft. Gjiganti bavarez fitoi në udhëtim te Werder Bremen me rezultat – besoni apo jo – 7 me 0.

Kampioni në fuqi i Bundesligës realizoi fitoren e 13’të pas 15 ndeshjesh duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme këtë edicion, ku nuk ka pësuar asnjë humbje.

Assano Lukymya-Mulongoti realizoi autogol duke i kaluar mysafirët në epërsi në minutën e 21-të kurse Daniel van Buyten dhe Franck Ribery shtuan avantazhin e Bayernit para përfundimit të pjesës së parë.

Në vazhdim, erdhën katër gola të tjerë nga Mario Mandzukic, Thomas Muller, Franck Ribery dhe Mario Gotze për fitoren e thellë të Bayernit që duket i pandalshëm këtë sezon.

Xherdan Shaqiri u rikthye nga lëndimi duke qenë rezervist, por nuk u aktivizua në këtë duel.