Bayerni e shet Kroosin për arsye ekonomike

Drejtori gjeneral i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka shpjeguar se Toni Kroos do të shitet për arsye ekonomike. Ai e ka pranuar se gjiganti bavarez është në bisedime me Real Madridin për lojtarin.

Sport

16/07/2014 02:13

Bayern Múnich është justifikuar sot se për arsye ekonomike, është e domosdoshme shitja e përfaqësuesit gjerman, Toni Kroos.

“Nuk duam ta humbim sezonin tjetër pa mundur ta shfrytëzojmë klauzolën e shkëputjes së kontratës, ka thënë drejtori gjeneral i gjigantit bavarez, Karl-Heinz Rummenigge gjatë paradës në Munich të futbollistëve të Bayernit, të cilët e fituan Botërorin e Brazilit me përfaqësuesen gjermane.

“E kemi obligim ta shesim për financat e klubit, nuk mund t’ia mundësojmë vetes luksin për ta mbajtur”, vazhdoi Rummenigge.

Sigurisht, zyrtari i lartë i klubit ka konfirmuar se Real Madridi është klubi më i mirë i pozicionuar për t’i siguruar shërbimet e futbollistit.

“Është e qartë se kemi pasur bisedime me Realin për Tonin”, përfundoi ai. Los Blancos mund ta blejnë futbollistin gjerman për 25 milionë euro.