Bayerni e pranon “skandalin” që e bëri me Kroos

“Ishte një gabim i madh që Bayern la Kroos të largohej. Largimi i tij ka qenë shumë i keq, shumë keq".

Sport

21/02/2018 16:27

Drejtori sportiv i Bayernit, Matthias Sammer, e ka pranuar që klubi ka gabuar me shitjen e Toni Kroos.

Sipas tij, largimi ka pasur pasoja shumë të mëdha, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ishte një gabim i madh që Bayern la Kroos të largohej. Largimi i tij ka qenë shumë i keq, shumë keq”, deklaroi Sammer për “Bild”.

“Por për evoluimin personal të Kroos, transferimi i tij padyshim që ka qenë vendimi i duhur”, shtoi ai. /Lajmi.net/

Matthias Sammer antwortet auf die Fragen von Toni Kroos