Bayerni e nis sezonin siç i ka hije kampionit, e mposht Leverkusenin

Bayern Munich ka startuar me fitore në sezonin e ri në Bundesligë.

Sport

18/08/2017 22:41

Bavarezët në ‘Alianz Arena’ kanë mposhtur 3:1 Bayer Leverkusenin.

Sule, Tolisso dhe Lewandowski shënuan për fitoren e Bayernit.

Golin e vetëm për mysafirët, e shënoi Admir Mehmedi, sulmuesi shqiptar.

Bayerni në xhiron e dytë udhëton te Werder Bremen, ndërsa Leverkuseni pret Hoffenheimin./Lajmi.net