Bayerni e nis me fitoren pjesën e dytë të sezonit në Bundesligë

Bayern Munich e ka filluar me fitore pjesën e dytë të sezonit në Bundesligë.

Sport

12/01/2018 22:19

Bavarezët kanë mposhtur në udhëtim 1:3 Bayer Leverkusenin, në ndeshjen që ishte e vlefshme për xhiron e 18-të.

Javi Martinez në minutën e 32’, Franck Ribery në minutën e 59’ dhe James Rodriguez në minutën e 91′, shënuan për Bayernin.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Volland në minutën e 70’./Lajmi.net/