Bayerni e kritikon prapë Juventusin për transferimin e të ‘moshuarit’ Ronaldo

Presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness, ka thënë se klubi i tij nuk do të shpenzonte 112 milionë euro për një të ‘moshuar’ siç bëri Juventusi për të nënshkruar me Cristiano Ronaldon.

Sport

05/12/2018 13:42

Bayern Munich ka kritikuar për të dytën herë Juventusin për transferimin e Cristiano Ronaldos për 112 milionë euro.

Juventus verën e fundit kompletoi një nga transferimet më të mëdha në histori të klubit, duke sjellë në Torino pesë herë fituesin e Topit të Artë.

“Ai është 33 vjeç, një i moshuar”, ka thënë Hoeness për ‘Bild’, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ai do të na kushtonte 100 milionë euro, kështu që është një marrëveshje që ne kurrë nuk do ta bënim”.

“Nëse ai do të ishte 24 vjeç, ne do ta mbyllim marrëveshjen me sy mbyllur”.

Ronaldo në 14 ndeshjet e para në Serie A, ka arritur të shënoi 10 gola./Lajmi.net/