Bayerni e kërkon pasardhësin e Kroos

Bayern Munichu është në kërkim të pasardhësit të Toni Kroos, i cili do të transferohet në Real Madrid këtë verë. Gjiganti bavarez i ka në llupë dy futbollistë italianë.

Sport

14/07/2014 14:12

Toni Kroos, kampioni i ri i botës me Gjermaninë, do të largohet nga Bayern Munichu gjatë kësaj vere, për të zbarkuar në Real Madridin e Carlo Ancelottit.

Për këtë, gjiganti bavarez është në kërkim të zëvendësit të tij, i cili mund të jetë një italian.

Sipas uebfaqes ‘infoticker.ch’, trajneri Pep Guadriola i pëlqen Marco Verrattin e Paris Saint Germainit dhe Daniel De Rossin e Romës.

Për momentin, duket e vështirë të mendohet se këta dy futbollistë mund t’i lënë klubet aktuale, por në futboll nuk i dihet kurrë.