Bayerni e fitoi Bundesligën para kohe

Franck Ribery mendon se Bayern Munichu e ka fituar shumë herët titullin e kampionit në Bundelsigë, gjë e cila ka ndikuar negativisht tek gjiganti bavarez. Mesfushori francez kërkon që ekipi gjerman ta rikthejë besimin.

Sport

17/04/2014 23:30

Të dominosh mund të jetë e dëmshme? Duket se po. Për ta konfirmuar këtë teori mund të jenë paraqitjet e shfaqura në javët e fundit nga Bayern Munichu, i cili, pasi e siguroi shumë herët titullin e kampionit në Bundesligë, ka vazhduar me dy humbje rresht në kampionatin gjerman, fakt ky që e ka ndezur alarmin në shtëpinë bavareze.

“Ndoshta e kemi fituar Bundesligën shumë herët dhe kjo ka ndokuar në koncentrimin tonë”, e pranon mesfushori francez Franck Ribery, i cili ka folur në mikrofonin e televizionit, gjerman ‘Ard’.

“Por, nuk jemi makinë, jemi njerëz të thjeshtë dhe edhe ne lodhemi. Të gjithë lojtarët duan të fitojnë gjithmonë, por thjeshtë, kjo është e pamundur. Duhet të luajmë si skuadër dhe ta rikthejmë besimin”, vazhdoi ish futbollisti i Olympique Marseille.