Bayerni dominues

Philipp Lahm beson se Bayern Munich mund të dominojë çdo kundërshtar brenda 90 minutave dhe ka paralajmëruar se ekipi ka ende hapësirë për përmirësime. Gjiganti bavarez ka shkëlqyer gjatë vitit 2013 duke fituar pesë tituj, Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kampionatin botëror për klube. Por, Lahm thotë se ekipi…

Sport

13/01/2014 12:00

Philipp Lahm beson se Bayern Munich mund të dominojë çdo kundërshtar brenda 90 minutave dhe ka paralajmëruar se ekipi ka ende hapësirë për përmirësime.

Gjiganti bavarez ka shkëlqyer gjatë vitit 2013 duke fituar pesë tituj, Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kampionatin botëror për klube.

Por, Lahm thotë se ekipi mundet edhe më shumë.

“Ne kemi potencial të kontrollojmë kundërshtarin tonë për 90 minutat e plota, për ndeshje të njëpasnjëshme”, deklaroi Lahm për uebfaqen zyrtare të Bayernit.

“Ju gjithmonë mund të përmirësoheni në gjithçka. Ne luajmë futboll dominues por vazhdojmë të kemi periudha ku i japim kundërshtarëve mundësinë për t’u rikthyer në lojë. Kjo duhet të mbarojë”, u shpreh ai.