Bayerni do të përforcohet

Bayern Munich do të sjellë përforcime gjatë afatit kalimtar të verës, ka bërë të ditur zyrtari i lartë i klubit, Karl-Heinz Rummenigge.

Sport

03/05/2014 17:00

Zyrtari i lartë i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka paralajmëruar se skuadra do të sjellë përforcime gjatë afatit kalimtar të verës.

Pas angazhimeve të reja, tashmë të zyrtarizuara të sulmuesit Roberto Leëandoëski nga Borussia Dortmund dhe mbrojtësit të Eintracht Frankfurtit, Sebastian Rodai, gjiganti bavarez do të bëjë investime të tjera.

“Pa dyshim se jemi duke punuar rreth përforcimie të skuadrës në nivelin e kualitetit”, deklaroi Rummenigge.

Ai po ashtu lavdëroi grupin aktual të futbollistëve.

“Kemi një skuadër të shkëlqyeshme, nga numri 1 deri te numri 11. Po ashtu në bankinë kemi futbollistë të shkëlqyeshëm”, u shpreh ai.